Mbledhja e kryesisë së PD që pop zhvillohet në selinë blu, ka në qendër të diskutimeve negociatat me palën tjetër.
Pas Helidon Bushatit, edhe Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara, ndërkohë që ka kërkuar ngritjen e një grupi ku të gjithë të jenë të përfaqësuar.
Salianji i ka kërkuar Alibeajt që të mblidhet menjëherë Këshilli Kombëtar për t’i dhënë legjitimitetin formal, pasi është vendosur si Kryetar i komanduar, por pa respektuar institucinet brenda partisë.
Ndërkohë që Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi theksoi se nga mbledhja duhet të dilet me një mesazh për bashkim.
Pjesë nga diskutimi:
Salianji: Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.
Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal.
Ervin Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e partisë.
Gaz Bardhi: Dyert janë të hapura.
Salianji: Dyert e hekurit që as nuk preken me dorë ta shpifin, ti heqim
Gazment Bardhi: Së pari lidhur me blindimin e PD-së, dyert janë të hapura, dhe janë çështje të administratës. S’ja vlen të merremi në kryesi me këtë. Së dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Është propozuar me idenë që do pranohej nga të dy palët, duke bërë zgjedhje të bashkuar. Jam dakord edhe unë që të dalim me mesazh për bashkimin.
/Abcnews.al/