Sali Berisha në familjen e heroit: Akti i Arjan Salës epik, komandant që u fut në zjarr

schedule18:30 - 30 Mars, 2021

schedule 18:30 - 30 Mars, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte për ngushëllime në familjen e heroit Arjan Sala, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, pasi u fut dhe shpëtoi mbi 20 persona që ishin brenda, por në fund nuk arriti që të dilte vetë.

Sali Berisha akuzoi se shërbimi i emergjencës është fiktiv. Ai vlerësoi aktin e Salës duke e cilësuar epik, si komandat që u fut në zjarr për të shpëtuar ata që kishte në mbrojtje.

“Shërbimi i emergjencës është fiktiv, pothuajse inekzistent, i faktuar në të gjitha rastet e emergjencave. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë. Akti i Arjanit është epik.

Zgjodhi të flijojë veten për të shpëtuar ata që ky i kishte në mbrojtje. Komandant që u fut në zjarr. Nuk ka akt më të lartë njerëzor” tha Berisha për “MCNTV”. Arjan Salaj u shpall “Dëshmor i atdheut”./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!