Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në ABC News ku foli për situatën e fundit politike në vend dhe jo vetëm. Përballë gazetares Mirela Milori në emisionin “Mbrëmje Ide” ai u u ndal në disa nga çështjet më të nxehta politike dhe aktuale.
Përsa u përket mbylljes së basteve, Berisha tha se ato do të zhvendosen në telefonat inteligjentë dhe sipas tij do “ta hanë” Shqipërinë në një kohë të shkurtër. Më tej, ish-Presidenti foli rreth situatës së rendit, opozitës e rajonit duke përfshirë marrëveshjen me Greqinë dhe idenë për korrigjimin e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës.
/abcnews.al