Mohamad Salah ka refuzuar Real Madrid dhe kjo ka ndodhur pas sezonit të tij të parë me Liverpool. Sulmesu egjiptian mori një ofertë të mirë nga klubi spanjoll verën e vitit 2018, por më pas vendosi të qëndrojë me “The Reds”. E gjitha kjo tregohet nga ish-trajneri i Salah, Hany Ramzy.
Ky i fundit tregon bisedën që kishte bërë me Salah: “Kur punoja me Hector Cuper, kishim një kamp stërvitor në Zvicër. Po flisja me Salah dhe ai më tregoi se kishte një ofertë nga Real Madrid. Oferta ishte më të vërtetë e mirë. Ai foli me mua dhe z. Cuper dhe në fund vendosi të qëndronte, pas ndihej mirë te Liverpool”.
Salah atë sezon kishte shkëlqyer me anglezët, që e blenë atë nga Roma. 44 gola në 52 ndeshje janë një shifër super dhe normalisht klubet më të mëdha në Europë do kishin dashur ta kishin në ekip sulmuesin, të cilin Liverpool e shpërbleu me një kontratë të re, 5-vjeçare. /abcnews.al