Javët e fundit në medie kanë qarkulluar lajmë të ndryshme se Mohamed Salah nuk është i lumtur te Liverpool dhe mund të largohet në një të ardhme të afërt.
Një deklaratë të tillë e dha një nga ish-shokët e tij te Egjipti, ndërkohë që vetë Salah nuk i mbylli derën një transferimi të mundshëm te Barça apo Real Madrid në të ardhmen.
Së fundmi në lidhje me situatën e egjiptianit ka folur edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp. Gjermani shprehet se Salah është shumë i lumtur dhe nuk është e vërtetë ajo që shkruhet në medie.
“Salah i pakënaqur? Jo, ai është në humor të mirë. Duhet ta kishit parë atë sot në stërvitje, nuk ka fotografi, por ai po argëtohej shumë.
Mohamed po kalon një periudhë shumë të mirë dhe ka formë të shkëlqyer, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Shtyqi mund të shkruajë, por në të vërtetë nuk ka asgjë mes nesh”, u shpreh Klopp. /abcnews.al