Salah lë nam, Dejan Lovren i zbulon budallallëkun e bërë në Whatsapp

schedule10:21 - 22 Janar, 2020

schedule 10:21 - 22 Janar, 2020

Në Angli flitet vetëm për një ekip. Ai është Liverpooli i Klopp, i cili po i mahnit të gjithë me rezultatet dhe me lojën e bukur në fushë. ‘The Reds’ kaluan pa probleme Manchester United këtë të diel që kaloi, ku Mohamed Salah vendosi fitoren 2-0 në sekondat e fundit të takimit.

Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, pas ndeshjes ka uruar egjiptianin në ‘Ëhatsapp’. Kroati i shkruan ”Bravo brate” shoqëruar me dy zemra dhe me një ‘emoji’ në shenjën e lutjes. Ndërkohë përgjigja e Salah nuk ishte ajo që pritej nga Lovren.

Sulmuesi i dërgoi foton e tij në momentin e festimit të golit të dytë, ku ai hoqi bluzen për të festuar fitoren. Salah e shoqëron foton së bashku me dy zemra dhe një ‘emoji’ me një fytyrë duke qeshur. Lovren i përgjigjet i habitur se çfarë ka kërkuar të thotë egjiptiani. Më pas fituesi i Këpucës së Artë i përgjigjet se e ka dërguar gabimisht.

Lovren si gjithmonë e ka marrë me shumë sportivitet dhe e ka postuar në rrjetet sociale bisedën mes tyre. Krahë fotos kroati ka shkruar: “Çfarë ka dashur të thotë autori? Që ai është i fortë? Muskujt? Goli? Mos u mërzit se ishte thjesht një ”gabim”. Urime çuna për sot”. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!