Sala nuk e lënë të qetë as në varr, provokim i turpshëm!

schedule11:05 - 26 Tetor, 2019

schedule 11:05 - 26 Tetor, 2019

E turpshme kjo që ka ndodhur në Uells, para derbit mes Swansea dhe Cardiff që luhet për herë të parë që prej vitit 2014. Një tifoz i skuadrës së Bersant Celinës ka shpërndarë imazhet e një bilete fluturimi për futbollistin e vdekur, Emiliano Sala, me pikënisje Nantes dhe destinacion Cardiff.

“Swansea City Airlines” është kompania imagjinare e tifozit, i cili provokon edhe me numrin e fluturimit: “D3AD”. Nuk mbaron me kaq, pasi kapiteni i përzgjedhur është Mikey Dye, një tifoz i Cardiff që u vra në një ndeshje Angli-Uells në vitin 2011.

Ende nuk dihet kush është autor i fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale dhe po hetohet. Një nga zëdhënësit e Swansea ka folur në lidhje me atë që ka ndodhur: “Jemi në dijeni për imazhet e turpshme dhe aktualisht po hetojmë se kush e ka bërë diçka të tillë. Është e turpshme dhe ata që e kanë bërë nuk përfaqësojnë këtë klub futbolli dhe tifozët tanë.

“Nga ana jonë ka tolerancë zero ndaj sjellje çdo sjelljeje diskriminuese, të papranueshme dhe anti-sociale. Kjo do të zbatohet para, gjatë dhe pas ndeshjes derbit të së dielës. Kushdo tifoz që e shfaq këtë lloj materiali do të përballet me procedura penale. Klubi do ta mbështesë fuqimisht Policinë në këtë çështje”. Shumë prej tifozëve, të të dyja ekipeve, e kanë dënuar gjestin e bërë. /abcnews.al