Chelsea është një nga klubet më aktive në merkato. “Blutë e Londrës” kanë piketuar Timo Werner për repartin ofensiv, madje mediet angleze janë të sigurta për arritjen e akordit me Leipzig, klub që zotëron kartonin e sulmuesit gjerman.
Drejtuesit e Chelsea do të shpenzojnë shumë për të përforcuar skuadrën me lojtarë të rinj dhe të talentuar. Kriza financiare ka prekur çdo klub dhe duhet shitur një lojtar për të siguruar ardhje të tjera. Nga Anglia vjen lajmi që Chelsea mund të sakrifikojë N’Golo Kante.
Mesfushori francez, një ndër më të mirët në rolin e tij, kërkohet nga Real Madrid. Trajneri Zidane e pëlqen shumë 29-vjeçarin dhe presidenti Perez është gati të hapë thesin për të siguruar shërbimet e kampionit të botës.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë pozitive dhe Kante pritet të jetë lojtari i radhës pas Eden Hazard që lë “Stamford Bridge” për të vijuar karrierën te “Los Blancos”. /abcnews.al