Lulzim Basha mbylli procesin e rikthimit në krye të PD-së, duke thelluar edhe më shumë përçarjen mes demokratëve dhe duke e bërë të palëkundshëm postin e të parit, pra të vetes së tij.
Këtë të shtunë ai mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD-së, organin më të lartë vendimarrës, për të nisur një rrugë të re, sic tha ai. Një rrugë e re, që rezulton të jetë me më pak mbështetës pas vetes dhe një PD e ndarë në 3 copa.
“Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si force politike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë!”
Më shumë se fjalët e tij, Lulzim Basha në këtë Kuvend Kombëtar foli përmes ndryshimeve statutore, që u mbajtën të fshehura nga mediat këto ditë, për t’u zbuluar këtë të shtunë. Ndryshe që duket se janë diktuar nga konfliktet e fundit mes dy ish-bashkëpunëtëorve të ngushtë mw parw.
Përmes tyre, Lulzim Basha largoi kundërshtarin e tij të fundit, Gazment Bardhin, duke u emëruar vetë dhe kryetar i grupit parlamentar demokrat.
Lulzim Basha pas konflikteve të fundit me Gazment Bardhin, e ka zhveshur atë nga kompetencat si Sekretar i Përgjithshëm, ndwkrohw qw nuk ka dyshime se do e shkarkojw dhe nga ky post.
Sekretari i Përgjithshëm nuk do të mund më të thërras Këshillin Kombëtar, në rastet se përsëritet precedentit i mëparshëm; PD të mbetet pa kryetar.
“Kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe PD do të jetë aty.”
Lulzim Basha i rikthyer megjithatë nuk parashikon largimin e tij.
Në satutin e miratuar pa asnjë diskutim në Kuvendin Kombëtar dhe që u lexua shkarazi nuk parashikohet në asnjë pikë, se kur kreu i PD-së ka detyrim të largohet nga posti, në rast humbjesh dhe as në numër humbjesh.
“Unë trashëgova një parti të transformuar nga partia e studentëve të dhjetorit në atë të një njeriu te vetëm. Nga partia e lirisë dhe demokracisë në parti të diktatit personal. Kjo merr fund sot njëherë e përgjithmonë!”
Para mbi 4 mijë delegatëve demokratë, Lulzim Basha tentoi të bëjë një ndarje nga Sali Berisha, duke e karakterizuar atw si njwshin e partisw dikur dhe qw tani wshtw rikthyer pwr shkak interesave tw personale dhe për këtë vijon ende të mbaj selinë blu. Por një ftesë për bashkim ua përcolli mbështetësve të tij.
“Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim”
Me statut ndërkohë Basha përjashtoi nga anëatrësia e PD-së të gjithë kandidatët e Berishës që garuan në 14 maj.
“Duhet të ndërojmë patrtinë e anëtarëve, jo partinë e kryetarit”
Kuvendi Kombëtar zgjodhi këtë të shtunë dhe Këshillin Kombëtar, që pritet të mblidhet së shpejti, e ku ajo që do të ndodh do të jetë shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe zgjedhjen e nënkryetarëve të rinjë të PD-së.
“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme!”
Ky ishte i vetmi reagim i Bardhit, këtë të shtunë, pasi u zhvesh nga detyrat e tij. Reaguan me ironi dhe deputetët demokrat, që janë pozicionuar kundër Bashës.
Lulzim Basha mbylli të shtunën procesin e rikthimit. Ai shkarkoi dhe kundërshtarin e fundit që i kishte mbetur. Por jo vetëm kaq. Ai vuri veten në pozicionin e Gazment Bardhit, si kreu i Grupit Parlamentar.
Ndërsa në fjalën e tij u tha demokratëve se do ndante pushtetin me ta, në fakt bëri të kundërtën, e mori që tani të gjithin për vete. Megjithëse demokratëve u tha se kryetarët ikin e vijnë, ai iku e erdhi po vetë.
Nga sot, pushteti i tij në PD është i padiskutueshëm, jo sepse është i fortë, por sepse pas ikjes së Bardhit nuk ka më me kënd ta diskutojë. Ndaj dhe pyetja nëse tani njerëzit do ta votojnë më shumë PD, është më shumë një pyetje retorike, përgjigjen e së cilës në heshtje, e dinë të gjithë./abcnews.al