Sako braktisi komisionin, Këlliçi: Më 14 shkurt i dha 200 mijë euro Klodian Zotos

schedule14:24 - 21 Shkurt, 2022

schedule 14:24 - 21 Shkurt, 2022

Kryebashkikja e Durrësit Emirjana Sako braktisi sot Komisionin Hetimor të Inceneratorëve ku ishte thirrur për të dëshmuar. Sako u largua nga mbledhja pa pritur pyetjet e anëtarëve.

PD njoftoi se do të ngrejë  padi për të, për refuzim të dëshmisë. Ndërkaq, deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se Sako u largua pa dhënë përgjigjet, ndërsa shtoi se më 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë euro Klodian Zotos. Këlliçi ngriti dyshimet nëse ka pasur kryebashkiakja kontakte me tre personat në kërkim për këtë aferë korruptive.

“Kjo arrogancë sot është e transmetuar te kjo që na erdhi sot. Duhet të jepte përgjigje dhe na thotë përgjigjen  do e merrni në 6 mars.

Duhet të ishte vetëm për tu përgjigjur pyetjeve. Në 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë euro Klodian Zotos. A ka ka pasur kontakte sot me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan? Fliste me Dakon ndërkohë që ishim në komision. Ju keni ardhur këtu sot për të prishur komisionin hetimor dhe kjo është e qartë fare”, tha ai.

Sakaq, Këlliçi akuzoi deputeten socialiste Ermonela Felaj se ka si qëllim të prishë punën e komisionit.

“Zonja Felaj është e dallueshme që ky komision ka një rregulli total që kur u rishfaqet. Javën e kaluar kemi ndenjur edhe 11 orë dhe çdo gjë ka shkuar korrekt. Me gjithë eksperiencë që mund të keni nëse keni mision për të shkatërruar punën është e kotë. Unë nuk ju kam ndërprerë në asnjë moment dhe ju ndërprisni çdo anëtar të palës sonë. Do të doja ti bashkoheni kërkesës sonë për të bërë kallëzim penal për Emirjana Sakos. Arrogancë të tillë nuk kam parë ndonjëherë. Askush nuk e ofendoi zonjën”, tha Sako. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!