Sakashvili dëbohet nga Ukraina dhe dërgohet në Poloni

schedule09:58 - 13 Shkurt, 2018

schedule 09:58 - 13 Shkurt, 2018

Është deportuan në Poloni nga autoritetet ukrainase ish presidenti gjeorgjian Mikail Saakashvil, sipas informacioneve të konfirmuara nga autoritetet kufitare të Kievit. Politikani sipas mediave ukraianse qëndronte në mënyrë të paligjshme në vend dhe është dërguar në vendin nga I cili ishte nisur. Ish presidenti gjeorgjian është marrë nga agjentët e policisë teksa ndodhej në një restorant pranë selisë së partisë së tij. Një javë më parë ishte bërë public vendimi I gjykatës së apelit sipas të cilit refuzohej kërkesa e tij për tu mbrojtur në rast se do të jepej urdhër për deportimin e tij. Saakashvil kishte nënshtetësinë ukrainase, e cila i ishte hequr nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko, një ish aleat I tij, që I kishte dhënë dhe postin e guvernatorit në Odesa. Në shtator ish presidenti gjeorgjian ishte kthyer në vend duke kaluar nga kufiri polak dhe në dhjetor u ndalua nga policia me akuzën për prishje të rendit public. Një mënyrë për të thënë se tashmë ishte një shqetësim për autoritetet ukrainase të cilat ai i akuzonte për korrupsion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!