Aënsori i talentuar i “topçinjve” të Arsenal, Bukayo Saka nënshkroi ditën e sotme një kontratë të re me klubin, kontratë e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, duke vazhduar kështu “historinë” e talentit anglez me londinezët.
Pas kontratës së re 4-vjeçare të nënshkruar nga Saka, një koment të shkurtër e bëri dhe tekniku i Arsenal, Mikel Arteta, i cili tha se shpreson për më shumë rinovime nga lojtarë të rinj e të talentuar të klubit.
“Është fantastike për klubin që Bukayo ka zgjatur kontratën e tij. Mbajtja e talentit tonë të ri më të mirë është çelësi i sukseseve tona të vazhdueshme dhe Bukayo është një pjesë kaq e rëndësishme e ekipit tonë tani dhe për të ardhmen.
Përveçse një talent fantastik, Bukayo është një person i veçantë, ai është i dashur nga të gjithë ne dhe është një meritë për veten dhe familjen e tij për punën e palodhur dhe angazhimin që kanë bërë për të arritur në këtë nivel sot. Së bashku me tifozët tonë, ne mezi presim të shijojmë rritjen e vazhdueshme të Bukayo me ne për vitet në vijim”,- u shpreh tekniku spanjoll pas firmosjes së kontratës. /i.m /abcnews.al