Saka: Ngriva kur mora ftesën nga Anglia, Lacazette më goditi me shpullë

schedule10:11 - 9 Tetor, 2020

schedule 10:11 - 9 Tetor, 2020

Talenti i Arsenalit, Bukayo Saka, ka treguar se si është ndjerë kur mori thirrjen nga kombëtarja e Anglisë, ku thuhej se ishte grumbulluar me kombëtaren, grumbullimi i tij i parë me “Tre Luanët”.

“Telefoni im ishte në “Airplane Mode”, kështu që kisha marrë asnjë mesazh. Sapo e ndeza, pashë një SMS nga një grua që nuk e njihja deri më tani. Rreshti i parë ishte: “Urime Bukayo, je thirrur në ekipin e kombëtar të Anglisë”.

As nuk e lexova pjesën tjetër. Isha i ngrirë, duke parë telefonin tim për pesë minuta. Dhe pastaj, Lacazette erdhi dhe thjesht më goditi me shpullë dhe tha: “Eja, ne duhet të zbresim nga avioni!”, tregoi Saka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!