Saimir Tahiri lë qelinë, pjesën e mbetur të dënimit do e kryejë në ‘arrest shtëpie’

schedule11:37 - 2 Qershor, 2023

schedule 11:37 - 2 Qershor, 2023

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është liruar nga qelia. Gjykata e Elbasanit vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, ta vuajë në shtëpi dhe jo në qelinë e burgut të Kosovës në Lushje.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Matilda Fetau, ish-ministri do të qendroje ne arrest shtepiak për 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë, që i kanë mbetur nga dënimi.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia tha se ish-ministri plotëson 5 kushtet për dënimin alternativ. Ndër të tjera, sipas avokatit, bashkëshortja e Tahirit është e sëmurë dhe nuk mund të kujdeset për fëmijët.

Gjatë periudhës së arrestit shtepiak Tahiri do te lejohet të  largohet nga banesa per nevoja te posacme.

Tahiri ishte dënuar me 3vite e 4 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pasi me mos veprime lejoi kultivimin dhe trafikim e kanabisit gjatë kohes qe mbante postin e ministërit te Brendshëm.

Tahiri u vu nën hetim vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!