Saimir Tahirit i ndalohet të largohet nga Shqipëria

schedule10:36 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 10:36 - 12 Dhjetor, 2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke caktuar masën e sigurise “Ndalim i daljes jashtë vendit” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se gjykata ka vendosur bllokimin e pasaportës së Tahirit për të mos lejuar kalimin e kufirit të territorit shqiptar nga ana e tij. Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur një hetim për ish ministrin e Brendshëm. Mbi të rëndojnë dy akuza; trafik i narkotikëve tëe kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë. Tahiri është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes në datë 27 tetor në lidhje me këtë hetim. Por ai mësohet të ketë deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me Habilajt, pavarësisht se ata ishin kushërinj të tij të largët. Ish-ministri ka theksuar se do të vijojë betejën ligjore për drejtësi./abcnews.al