Tahiri në Gjykatë, Avokati Haxhia: Do të kërkojmë pushimin e çështjes

schedule11:31 - 7 Mars, 2019

schedule 11:31 - 7 Mars, 2019

Nuk do të ketë shtyrje të afatit hetimor për Saimir Tahirin, e konfirmuar kjo edhe nga Gjykata e Apelit e krimeve të rënda. Teksa gjykata pritet të vendose lidhur me fatin e mëtejshëm të dosjes hetimore, avokati i Tahirit Maks Haxhia deklaroi se do të kërkojë pushimin e çështjes.

Gjykata e Apelit  të Krimeve të Rënda la 10 marsin si datën përfundimtare të afatit hetimor që ka prokuroria për Saimir Tahirin. Apeli  rrëzoi kërkesën e Prokurorisë qe apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke lënë në fuqi vendimin për moszgjatje të hetimit ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Edhe pse ishte i pranishëm, ish-ministri i Brendshëm nuk foli për mediat ndërsa, avokati i tij Maks Haxhia theksoi se pretendimet e prokurorisë janë absurde për klientin e tij.

“Ne do i parashtrojmë gjykatës të gjithë rrethanat që ka materiali. Është një material që nuk ka asnjë bazë ku mbështetet kërkesa e Prokurorisë, qoftë për akuzën apo dërgimin në gjyq. Është absurditet pretendimi që ka prokuroria “asa” nën mëngë e dokumenta, që i ka ruajtur për në seancë, jo vetëm që nuk lejohet proceduarilaisht, por të jeni të sigurtë që nuk ka”.

Bazuar në atë që e quajti mungesë provash, Avokati i Tahirit tha se do tha se do të kërkojë pushimin e çështjes për ish-ministrin e Brendshëm.

“Ne jemi në pozocionin që pretendojmë dhe kërkojmë të na jepet një fakt kriminal ku është i implikuar Tahiri, si mund të kërkojmë ne gjykim të shkurtuar”.

Avokati  Haxhia deklaroi se do të bëje kallëzim penal Për prokurorët e çështjes Tahiri.

“Mënyra si kanë dalë e si janë servirur krijojnë gabimin e dytë të Prokurorisë. E para që i ka nxjerrë dhe e dyta qe i ka nxjerrë këto akte të deformuara për të përgatitur paaftësinë e tyre e pandërgjegjësinë e tyre që ajo dosje nuk mund të ketë asnjë bazë për Zotin Tahiri”.

Më 28 shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimin dhe pritet te percjelle  në Gjykatë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria ka ngritur ndaj tij tre akuza, trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerje e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!