Saimir Tahiri, ministri i dytë qeverisë Rama që përfundon në qeli pas Lefter Kokës  

schedule17:35 - 4 Shkurt, 2022

schedule 17:35 - 4 Shkurt, 2022

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burg. Apeli i GJKKO la sot në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Asokohe Tahiri u dënua me 5 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar në 3 vite e 4 muaj që më pas u konvertua më shërbim prove.

Në vendimin e sotëm Apeli ndryshoi vetëm këtë pikë të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me ish-ministrin me 3 vite e 4 muaj burg.

Lexo edhe: FOTOLAJM/ U dënua me burg, Saimir Tahiri e pret vendimin i qeshur

Saimir Tahiri i cili ka 5 vite që vijon betejën e tij me drejtësinë, do të dalë nga gjykata me pranga në duar, i shoqëruar nga policia.

Ish-ministri nuk mundi kështu të fitojë betejën e tij. Sakaq, Tahiri është ministri i dytë i qeverisë Rama që përfundon pas hekurave. Pak javë më parë u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, për çështjen e inceneratorëve. Hetimi për të vijon, ndërsa gjykata ka caktuar masën “arrest me burg”.

Gjykata parashtron këto argumente për Saimir Tahirin:

1.Në ngarkim të Saimir Tahirit rezulton lidhje e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurin Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj.

2. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm që janë të njohura në komunitetin e funksionarëve vendor dhe qendror kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa në drejtim të luftimit të veprimtarie kriminale.

3. Shoqëruar në të njëjtën periudhë edhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese

4. Shoqëruar në të njëjtën kohë me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikut të narkotikëve me Moisi Habilaj e të tjerë në kuadër të një organizmi kriminale me këtë veprimtari.

5. Gjykata ka konstatuar dhe mban në vëmendje shkallën e lartë të veprimtarisë së aktiviteteve të paligjshme furnizues me lëndë narkotike që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimit në mënyrë të paligjshme të autoritete shtetërore dhe pasojat kriminale të ardhura.

6. Gjykata ka konkluduar se nuk janë marrë masat e duhura për ti dhënë eficenses të plotë strukturave më të lartë drejtuese të drejtorisë vendore të policisë Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara dhe në kundërshtim me ligjin.

7. Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit

8. Për rrjedhojë Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprën penale shpërdorimi i detyrës.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!