Saimir Tahiri lë qelinë, avokati: Ka plotësuar pesë kushtet

schedule13:14 - 2 Qershor, 2023

schedule 13:14 - 2 Qershor, 2023

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia tha se vendimi i gjykatës për lirimin e tij nga qelia vjen pas plotësimit të 5 kushteve të kërkuara me ligj.

“Për të marrë këtë vendim, duhet të plotësohen 5 kushte. Vepra duhet të jetë me rrezikshmëri të ulët, Është dënuar për shpërdorim detyre dhe me ndryshimet e reja që mund ti bëjnë kodit penal të hiqet fare. V vetë personi të paraqesë rrezikshmëri të ulët, t’i ketë ngelur më pak se dy vjet, të ketë fëmijë të mitur, bashkëshortja në pamundësi shëndetësore për t’i shërbyer fëmijëve.

Kushtet janë përcaktuar që do mbajë lidhje me shërbimin e provës. Janë kushte që gjykata i ka cituar, para disa kohësh u lirua një person me precedent të theksuar, dhe duke dalë i tha, z. Tahiri më vjen keq dhe shumë turp që dal unë dhe rri ti në burg.” u shpreh Haxhia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!