Saimir Tahiri lë qelinë, zbardhet vendimi i Gjykatës

schedule13:14 - 2 Qershor, 2023

schedule 13:14 - 2 Qershor, 2023

Është zbardhur vendimi i Gjykatës për lirimin nga burg të Saimir Tahirit.

Vendimi është dhënë sot nga gjyqtarja Matilda Fetau, e cila ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, ish-ministri i brendshëm Tahiri ta përfundojë në masën e arrestit të shtëpisë.

Gjyqtarja ka argumentuar se për shkak të probleme shendetësore të bashkëshortes së ish ministrit Tahiri dhe faktit që ai duhet të kujdeset për dy fëmijët e mitur, ka vendosur që të lirojë nga qelia Saimir Tahiri, për të kryer në shtëpi, pjesën e mbetur të dënimit.

LEXO EDHE: Saimir Tahiri lë qelinë, pjesën e mbetur të dënimit do e kryejë në ‘arrest shtëpie’

Ish-ministri i brendshëm u dënua për shpërdorim detyre me tre vite e 4 muaj burg, pasi trupi gjykues e gjeti atë fajtor me argumentin se ka lejuar kultivimin e kanabisit, gjatë kohës që ka qenë në postin e ministrit të brendshëm, në vitet 2013-2017.

VENDIMI:

1. Pranimin e kërkesës.

I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,

VENDOSI

Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”./abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!