Sahiti humb miqësoret me Kosovën, Giresse fton titullarin e Ballkanit

schedule17:45 - 22 Mars, 2022

schedule 17:45 - 22 Mars, 2022

Alain Giresse, trajneri i Kosovës, pasi ka marrë lajmin se Emir Sahiti nuk mund të jetë në miqësoret kundër Burkina Faso dhe Zvicrës, ka menduar të marrë një tjetër lojtar.

Ai ka ftuar Lumbard Dellovën, mbrojtësin qendror që është pjesë e Ballkanit dhe në të shkuarën ka luajtur edhe me Hajduk Split në Kroaci.

“Mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova, i është bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajduk Split, Emir Sahiti, është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore.

Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës kryesuese të Superligës së Kosovës, ndërsa më herët ka luajtur me Hajduk Split dhe Prishtinën”, shkruan FFK. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!