Kandidati i PS-së, për Bashkinë e Kukësit Safet Gjici ka ftuar të gjithë kuksianët të votojnë ditën e sotme. Pasi hodhi votën e tij, Gjici u ndal në një prononcim të shkurtër për mediat, ndërsa e quajti ditën e sotme një ditë festive.
“Sot një ditë e qetë ditë festive. I bëj thirrje gjithë qytetarëve kuksianë ashtu siç kanë treguar deri tani qytetari besoj që deri në përfundimin e këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për Kukësin e për qytetarinë iu bëj thirrje të vijnë sa më shumë të marrin pjesë, është një ditë feste e realisht kuksianët si ndalon kush të votojnë. Besoj që pjesëmarrja do jetë e kënaqshme deri tani, iu bëj thirrje të gjithëve, të vijnë të votojnë është ditë e bukur, të vijnë e të votojnë”,– u shpreh Gjici./abcnews.al