Sadushi shpjegon shallin e kuq/ Kreu i Gjykatës së Lartë: Nderova babanë tim

schedule15:15 - 25 Janar, 2024

schedule 15:15 - 25 Janar, 2024

Kjo fotografi e shkrepur më 20 janar në Vlorë është sjell në vëmendje këto ditë nga shumë eksponentë të opozitës, duke e kritikuar ashpër kreun e Gjykatës së Lartë.

Opozita e ka sulmuar Sadushin me shallin e  e pinoierit e mes socialisteve, duke thënë se ëhstë në shkelje të funksionit si gjyqtari dhe e ka atakuar si të lidhur me pushtetin.

Pas zhurmës së madhe, reagoi këtë të enjte kreu i Gjykatës së Lartë, duke shpjeguar se aty është në një aktivitet, në nderim të babait të tij, që ka qenë ndër themeluesit një prej brigadave luftarake të vendit.

“Në këtë aktivitet jam ftuar mes qindra të tjerëve, me cilësinë e pjesëtarit të familjes së një prej themeluesve të kësaj brigade, babait tim Maliq Sadushi. Ngjarjet e rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore janë pjesë e kujtesës dhe trashëgimisë historike të të gjitha vendeve të rreshtuara në aleancën e madhe antifashiste të kohës. Askund dhe askush në këto vende nuk gjykon se nderimi i asaj përpjekjeje titanike të njerëzimit dhe botës demokratike ka të bëjë me ngjyrime ideologjike të lidhura me të sotmen”

Aktet hisotrike, shton Sadushi nuk mund të gjykohen, dhe nderimi i atyre që edhe dhanë jetën për vendin, është detyrim për çdokënd.

 “Në këtë kuptim, pretendimi se Kryetari i Gjykatës së Lartë ka marrë pjesë në veprimtaritë papajtueshme me funksionin e gjyqtarit është i gabuar dhejo logjik. Pjesëmarrja në një veprimtari përkujtimore të Luftës Antifashiste, e cila nderohet sot në të gjithë botën demokratike, nuk cilësohet si angazhim në një aktivitet politik, e aq më pak të identifikueshëm me një parti të caktuar politike në Shqipëri”

Prezenca e tij mes socialistëve dhe me shallin e kuq, e mbyll reagimin kreu i Gjykatës së Lartë, nuk e largon atë nga detyra e gjyqtarit.

Por debati nuk është për babain e Sadushit, por për atë vetë. Ai është në foto me kryetarin socialist të bashkisë së Vlorës dhe me deputetin socialist Vullnet Sina. Ligjërisht? Ndoshta nuk është shkelje. Moralisht? Sigurisht, është një faull i vogël.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!