Sadiku: Agjërimi i vështirë 2-3 ditët e para, lutjet janë më e pakta që bëj

schedule19:20 - 21 Prill, 2021

schedule 19:20 - 21 Prill, 2021

Armando Sadiku është ende në kërkim të golit të parë me fanellën e Bolivar, ndërkohë që në Bolivi ka kuriozitet të madh mbi atë që bën futbollisti shqiptar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sulmuesi, sikurse tregon në intervistën e dhënë për “Deportetotal”, këtë herë nuk do të agjërojë. Ai pyetet edhe për faktin që falet pesë herë në ditë dhe se sa e vështirë është të agjërojë një njeri.

“Tani që jam këtu në Bolivar kemi shumë lojëra dhe do të ishte shumë e vështirë të agjëroj. Këtë vit kam vendosur të mos e bëj tani, por më vonë do mbaj Ramazanin tim.

 

Unë duhet të lutem për Zotin pesë herë në ditë, të lutem për të pesë minuta për gjithçka na jep. Është më e pakta që mund të bëj. Në total janë 25 minuta, nuk janë shumë.

Agjërimi i vështirë? Kur ju lejohet të hani, mund të hani shumë, gjithë natën. Në mëngjes pi shumë dhe dy-tre ditët e para janë të komplikuara, por më pas mësohesh”, është shprehur Sadiku. /abcnews.al