Gjykata lë në burg Sadedin Erkoçeviq

schedule11:15 - 16 Gusht, 2019

schedule 11:15 - 16 Gusht, 2019

I shumëkërkuari i Shkodrës Sadedin Erkoçeviq do qëndrojë në burg. Masa e sigurisë u dha nga Gjykata Penale. Para trupës gjykuese, 28-vjeçari, nuk dha asnjë sqarim se përse lëvizte i armatosur, duke thënë se do shprehej në një moment të dytë.

Gjykata Penale caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Sadedin Erkoçeviq, i arrestuar dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje. 28-vjeçari nuk dha asnjë sqarim para gjyqtarit Sokol Tone, se për çfarë i duhej arma.

Sadedin Erkoçeviq ishte një nga të shumë kërkuarit e Shkodrës, pasi për të ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Shkodër, të dhënë në Shkurt të 2018-s. I pyetur nga gjyqtari Tone nëse ka qenë i dënuar më parë 28-vjeçari ka rrëfyer se nuk ka pasur dijeni.

Sadedin Erkoçeviq është  dënuar me 20 vite burg në mungesë  për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”. Në vitin 2014 ka vrarë me armë zjarri Indrit Yllin dhe ka plagosur Jetmir Beqirin.

Ditën kur ka ndodhur ngjarja Sadedin Erkoçeviq ka qenë në shoqërinë e Eljon Hatos një emër shumë i njohur për policinë dhe i akuzuar për kryerjen e disa vepra penale. 28-vjeçari ka pasur mbiemrin Lisi dhe njihet për lidhjet e tij të ngushta miqësore me Bajrajt, një nga grupet kriminale qe vepronte ne Shkodër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!