Vrau ish bashkëshorten, gjykata merr vendimin për Elton Metaj

schedule11:38 - 14 Shtator, 2021

schedule 11:38 - 14 Shtator, 2021

Gjykata e Fierit ka lënë në burg Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori ka qenë i prekur gjatë gjithë seancës dhe në deklaratën e tij ai ka theksuar se vjehrri i ka bërë presion gjatë gjithë kohës.

“E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, ka thënë ai.

Metaj ekzekutoi ma kallashnikov ish-gruan në banesën e kësaj të fundit në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes. Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën.

Ndërkohë, në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Lexo edhe: Babai i Sabrinës: Eltoni erdhi si mi në shtëpi kur nuk kishte burra. Ma tradhtonte vajzën, roli i ish-vjehrrës

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.

Prokurori Çlirim Sino i kërkoi gjyqtarit Piro Sota shtrim të tij në spitalin psikiatrik ku qëndroi disa muaj. I njëjti gjyqtar më pas ndryshoi masën e sigurisë nga shtrim i detyruar në spital, në kurim ambulator në shtëpi. Në fund të muajit korrik ai la spitalin dhe shkoi në shtëpi. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!