Dita e sotme është e veçantë për familjen Fejzullahu, pasi më i madhi po feston ditëlindjen
Këngëtari, Sabri Fejzullahu, i cili numëron një karrierë muzikore mbi 40 vite, mbush plot 73 vite jetë.
Urime i parë për legjendën e muzikës shqipe ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Nera e cila i ka dëshiruar jetë të gjatë me nipa dhe mbesa.
Ndërsa nuk ka munguar edhe ai nga djali i tij, Ermal Fejzullahu, teksa e ka quajtur të pazëvendësueshmin e shqiptarisë.
“Urime ditlindja i pazavensushmi i Shqipetarise. I bofsh edhe 100 bashke me buzqeshjen tane e zemren e bardhe e tmire qe e ki . Je krenaria jone, e sa ma gjate jeta jote aq ma e bukur jeta jem. Te duam shume une , e padyshim edhe krejt Shqipetaret kudo qe jane”, ka shkruar Ermali. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFLLCixBayz/