Sabotimi i mundshëm i “Nord Stream”, Norvegjia do të dërgojë ushtrinë pranë gazsjellësit në det të hapur

schedule16:51 - 28 Shtator, 2022

schedule 16:51 - 28 Shtator, 2022

Ushtria do të vendoset pranë instalimeve të naftës dhe gazit në Norvegji pas sabotimit të dyshuar të tubacioneve të gazit në ujërat suedeze dhe daneze. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Jonas Gahr Stoere pasditen e sotme.

Ai tha: “Ushtria do të jetë më e dukshme në instalimet norvegjeze të naftës dhe gazit.”

Stoere shtoi se rasti mund të trajtohet si një sulm i mundshëm ndaj instalimeve norvegjeze në det të hapur, së bashku me aleatët.

Tashmë Norvegjia ka thënë se “do të rrisë gatishmërinë” rreth instalimeve të naftës dhe gazit. Disa muaj më parë, Marina Mbretërore kishte njoftuar se kishte ndjekur nëndetëset ruse ndërsa ato udhëtonin në jug nga Arktiku përgjatë vijës bregdetare norvegjeze.

Ndërkohë, policia norvegjeze ka përforcuar sigurinë rreth instalimeve të naftës dhe gazit të vendit pas rrjedhjeve, të vërejtura për herë të parë të hënën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!