Marcel Sabitzer zyrtarisht është pjesë e Bayern Munich deri më 30 qershor 2025. Bavarezët kanë nënshkruar me mesfushorin, pasi më parë arritën marrëveshjen me Leipzig që e kishte nën kontratë edhe për një vit.
An Guadn! ??? #ServusMarcel pic.twitter.com/QJhMGxjgBc
— FC Bayern München (@FCBayern) August 30, 2021
Dëshira e mesfushorit ishte vendimtare në këto tratativa. Leipzig kërkonte rreth 20 milion euro në fillim për ta shitur Sabitzer.
Bayern ka arritur ta marrë për rreth 15 milion euro, ndërkohë që e ka zyrtarizuar mesfushorin përmes një video mjaft interesante. / abcnews.al