Sa të kënaqur janë qytetarët e BE-së me jetën/ Më së shumti austriakët, më pak bullgarët

schedule10:55 - 24 Prill, 2024

schedule 10:55 - 24 Prill, 2024

Në vitin 2022, qytetarët e Bashkimit Evropian e vlerësuan kënaqësinë e tyre me jetën mesatarisht 7.1, në një shkallë nga 0 (aspak të kënaqur) në 10 (plotësisht të kënaqur).

Këtë e tregon hulumtimi i publikuar nga Eurostat.

Vlerësimi është më i ulët se vlerësimi prej 7.3 nga viti 2018 dhe tani është afërsisht i njëjtë si në vitin 2013, kur qytetarët e BE-së i dhanë kënaqësisë së tyre nga jeta një vlerësim mesatar prej 7.

Njerëzit në përgjithësi janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre personale, të cilat i vlerësojnë me një mesatare prej 7.8, sesa me gjendjen e tyre financiare, të cilën e vlerësojnë me 6.6.

Hulumtimi për vitin 2022 tregoi se kënaqësia me marrëdhëniet personale dhe financat e veta rritet me nivelin e arsimimit. Personat me arsim të lartë i vlerësuan marrëdhëniet e tyre personale me një mesatare 8 dhe gjendjen e tyre financiare me 7.1, ndërsa njerëzit me një nivel më të ulët arsimor i vlerësuan marrëdhëniet e tyre personale me 7.6 dhe gjendjen e tyre financiare me 6.

Ky tregues subjektiv i mirëqenies së qytetarëve të BE-së është hetuar në kuadër të statistikave evropiane për të ardhurat dhe kushtet e jetesës.

Ne paraqesim rezultatet për secilin nga vendet:

  • – Austria – 7.9
  • – Finlanda – 7,7
  • – Polonia – 7.7
  • – Rumania – 7.7
  • – Holanda – 7.6
  • – Belgjika – 7.6
  • – Danimarka- 7.5
  • – Sllovenia – 7.5
  • – Suedia – 7.4
  • – Italia – 7.4
  • – Malta – 7,4
  • – Irlanda – 7.4
  • – Republika Çeke – 7.4
  • – Luksemburg – 7.2
  • – Estonia – 7.2
  • – Qipro – 7.2
  • – Lituania – 7.1
  • – Spanja – 7.1
  • – Franca – 7
  • – Sllovakia 7
  • – Portugalia 7
  • – Hungaria 6.9
  • – Letonia 6.8
  • – Kroacia 6.8
  • – Greqia 6,7
  • – Gjermania 6.5
  • – Bullgaria 5,6./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!