“Sa të jeni ju nuk ju sulmojmë”, konfirmohen negociatat Rusi-Ukrainë në kufi me Bjellorusinë

schedule14:51 - 27 Shkurt, 2022

schedule 14:51 - 27 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. Një deklaratë nga zyra e presidentit ukrainas, bën me dije se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” pranë lumit Pripyat, shkruan skynews.

Lexo edhe: Putini fut në veprim armët bërthamore, Rusia kërcënon njerëzimin

Kyiv Indipendent raporton duke iu referuar burimeve nga qeveria ukrainase se Presidenti Zelensky ka pasur një telefonatë me homologun bjellorus Lukashenko, i cili e ka ftuar për negociata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Sipas medias ukrainase, Lukashenko ka premtuar që nga vendi i tij nuk do të niset asnjë sulm ndaj Ukrainës përgjatë kohës që liderët e saj do të jenë aty duke negociuar.

“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Zelenskyy kishte refuzuar që Ukraina të takohej me delegacionin rus në Bjellorusi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!