Sa të ëmbël! Ledri publikon foton e bisedave me Poem Blu përmes telefonit

schedule12:23 - 1 Qershor, 2021

schedule 12:23 - 1 Qershor, 2021

Reperi i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, janë bërë prindër të një vajze disa muaj më parë.

Menjëherë pas lindjes, çifti prezantuan portretin e vajzës me publikun, madje i hapën dhe profil në Instagram me emrin e saj, Poem Blu Vula.

Së fundmi, Ledri ka ndarë një moment të ëmbël me Poemën, teksa shihen duke biseduar nga kamera.

Reperi shfaqet shumë i lumtur ndërkohë që vogëlushja shikon nga kamera. Poema gjithashtu dukej jashtëzakonisht e qeshur teksa komunikon me të atin.

Për sa i përket muzikës, Ledri ka lancuar pak ditë më parë këngën “Don mo” me protagoniste në klip këngëtaren e famshme Morena Taraku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!