Pjesa e dytë e dokumentarit të Princit Harry dhe Meghan Markle në Netflix është në transmetim. Fansat e çiftit janë të emocionuar kur shohin detaje nga përditshmëria e tyre, por edhe mësojnë për Archie dhe Lilybet.
Para shfaqjes së dokumentarit “Harry & Meghan”, Duka dhe Dukesha e Sussex-it u përpoqën t’i mbanin fëmijët e tyre larg syrit të publikut.
Tani, megjithatë, Meghan Markle po ndan shumë foto dhe citate për fëmijët e tyre. Në një foto delikate, e cila u transmetua në episodin e katërt, Megan duket e relaksuar me xhinse të ngushta dhe një këmishë që mban Archie dhe Lilybet.
Meghan anon drejt vajzës së saj, me këtë të fundit të paraqitur në një pamje vajzërore. Ajo që të habit është se sa është rritur vogëlushja, e cila duket se ka trashëguar ngjyrat e Harryt./abcnews.al