Sa shpesh duhet t’i lajmë palltot dhe xhupat në dimër? Përgjigjen ekspertët

schedule21:38 - 1 Nëntor, 2022

schedule 21:38 - 1 Nëntor, 2022

Sa shpesh e lani xhupin dhe veshjet e tjera dimërore? Në fakt, njerëzit nuk i lajnë rrobat e tyre të dimrit pothuajse aq shpesh sa lajnë gjërat e tjera. Edhe pse djersitemi më rrallë se në verë, mbetjet e djersës dhe papastërtive mbesin nëpër pallto, xhupa apo veshje të tjera dimërore.

Përveç kësaj, kontakti me mjedisin nuk duhet të neglizhohet. Mbështetësit e papastër në transportin publik, pluhuri, si dhe sipërfaqet e tjera me të cilat biem në kontakt, janë arsyet pse duhet t’i lajmë më shpesh palltot. Dr.Jamila Jusuf beson se rrobat e dimrit duhet të lahen mesatarisht 3 deri në 5 herë gjatë sezonit.

Dorezat duhet të lahen një herë në javë, pasi ato më së shpeshti bien në kontakt me dorezat e dyerve dhe vende të tjera të mbushura me baktere. Kapuçat që shpesh bien në kontakt me flokët duhet të lahen më shpesh sesa xhaketat e dimrit. E njëjta gjë vlen edhe për shallet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!