Sa shpenzuan qytetarët për Vitin e Ri

schedule15:49 - 3 Janar, 2019

schedule 15:49 - 3 Janar, 2019

Tryeza e festës iu ka marrë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit familjeve shqiptare. Në ditën e tretë të vitit, banorët e Tiranës i janë kthyer blerjeve, por pa harruar të llogarisin shpenzimet.

Në ditën e tretë të vitit të ri banorët e Tiranës i janë kthyer blerjeve. Festa ka përfunduar dhe qytetarët kanë nisur të llogarisin shpenzimet. Tryeza e festës na tregojnë se kryesisht ka qenë ajo tradicionale ku nuk kanë munguar gjeli i detit dhe bakllavaja.

“Shpenzuam ca. Gjel deti, frutat, bakllavaja sa të duash shkon Viti i Ri”.

“Ne normale. Ne pensionistë të dy, nuk bëmë ndonjë çudi”.

“Pula e deti, sallatë ruse, kjo e përhershmja që ka shqiptari traditë, bakllavaja”.

“Gjeli i detit, bakllavaja që nuk i kemi të zakonshme. Të tjerat sallata ruse, turlia, vera”.

Por sa u ka kushtuar qytetarëve darka e ndërrimit të viteve?

“Te 150 shkoi”.

“Te 200 mijëshi shkoi më e pakta”.

“Ajo që na dha i gjati nuk na doli se kishim vetë ne 50 mijë lekë shumë pak. Kursimet tona”.

“Kushtimi e neve që jemi i kësaj kategorie është një kursim i madh fort. ME zor të madh, por çfarë t’i bëjmë rinisë, fëmijëve”.

Pjesa kryesore e buxhetit në familjet shqiptare sipas Institutit të Statistikave shkon kryesisht për t’u ushqyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!