Sot në familjen e Vesa Lumës dhe Big Bastës është një ditë e veçantë, pasi djali i tyre feston ditëlindjen.
Ka qenë këngëtarja që ka publikuar një foto shumë të ëmbël të Lianit me shumë tullumbace në duar.
Sakaq, Vesa i ka dedikuar edhe disa fjalë shumë emocionuese të birit, me të cilat ka prekur zemrat e të gjithëve.
“Happy Bday my ?
Gezuar jeta ime @lianxhari ! Sa shpejt shkuan 5 vjet ❤️..ti vazhdon na ben krenar cdo sekond te jetes me karakterin tend luftarak,kujdesin e respektin ndaj nesh dhe shokeve tu ,e me shakat e tua ,e talentin qe ke ..qe na ben cdo sekond te jetes te lumtur e te bekuar qe te kemi! Te uroj ma te mirat e kesaj bote! Te me jetosh gjate sa malet me shendet lumturi e fat ne jete! Te duam me se shumti ne bote!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Vesa dhe Bigu jetojnë prej kohësh në Australi bashkë me djalin e tyre, ku ushtrojnë edhe aktivitetet e tyre muzikore./abcnews.al