Sa rriten pagat në administratë? Mësues, mjekë e infermierë, rritjen më të madhe deri në 31 përqind

schedule14:06 - 29 Mars, 2024

schedule 14:06 - 29 Mars, 2024

Mësuesit do marrin rritjen me te madhe të pagave me rreth 28 mijë e 900 lekë të ndjekur nga mjekët e familjes e infermierët brenda këtij viti. Qeveria ka publikuar rritjen për disa kategori në programin e politikave prioritare. Pagat ne administrate do të arrijnë vlerën 900 euro brenda vitit.

Mesuesit duket se jane kategoria e privilegjuar e cila do të përfitojë rritjen më të madhe të pagave gjatë këtij viti. Në fletore zyrtare  është  botuar dokumenti   i politikave prioritare 2025-2027 ku janë publikuar rritja e pagave që do përfitojnë disa kategori .një ndër politikat prioritare të qeverisë e thënë edhe më herët mbetet arritja e nivelit të pagave deri në 900 euro në administratë brenda vitit 2024.

Për punonjësit e arsimit parauniversitar është vendosur se do të ketë  një rritje page në masën 31.3%, ose në vlerë është në masën 28.900 lekë/muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj

Ndërkohë pas mësuesve renditen mjekët që do të marrin një vlerësim të lartë të lartë financiar.

.Ndërsa mjekët e përgjithshëm do përfitojnë një rritje me gati 25% ose 20 mije leke shtese. Ne fundt tw muajit ata do perfitojne nje page prej 131 mijë lekë. Ndërkohë infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë  për vitin 2024  do përfitojnë një rritje page me 15 mijë lekë  në muaj dhe shkon  deri në 87 mijë në muaj.

Në bazë të kësaj reforme  synohet që , paga mesatare në administratën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj, ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024. Po ashtu qeveria ka parashikuar rritje të pagave edhe për punonjësit  e njësive vendore vendore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!