Sa rrezikon Ballkani nga skenarët rusë? Përgjigjet analisti

schedule19:44 - 4 Mars, 2022

schedule 19:44 - 4 Mars, 2022

Analisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Seladin Xhezairi, në një lidhje me emisionin ‘Radari Informativ’ të gazetares Juli Xhokaxhi në ABC, ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, por dhe atë se çfarë mund të ndodhë në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi rreth komenteve të bëra nga ministri serb Aleksandar Vulin i cili kërcënoi Kosovën se do të përballet me të njëjtin fat si Ukraina nëse anëtarësohet në NATO, Xhezairi theksoi se këtë herë hapësira e kërcënimit serb është shumë e vogël për shkak të pranisë së perëndimit në rajon, por edhe sepse Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë pjes ë e aleancës euroatlantike.

‘Minsitri Vulin është ideator i të ashtuquajturës botë serbe, konform kësaj dihen qendrimet e tij dhe Vuçiçit kur bëhet fjala për Kosovën por pse jo dhe për Maqedoninë e Veriut, por pa përjashtuar Bosnjën apo Malin e Zi, ku jo më larg se sot është shpallur një zyrtar rus si person non-grata. Kjo flet se Serbia me manovrimin e bërë së fundmi ku dënoi ndërhyrjen ruse në Ukrainë, bëri publikisht të ditur gjithashtu edhe se nuk u bashkohet sanskioneve, të gjithë këto skenar i bëjënë aktual. Por kujtoj se prania e KFOR dhe perëndimit në Kosovë, Maqedonia anëtare e NATOS, Shqipëria dhe Mali i Zi po ashtu duket se këtë radhë e ngushtojnë hapësirën e agresivitetit serb’, tha Xhezairi.

Ndërkohë theksoi se pavarësisht gjithçkaje Ballkani Perëndimor duhet të qendrojë gjithmonë i përgatitur pasi Rusia me anë të fuqisë së saj që ka në serbi mund të kërcënojë në çdo moment stabilitetin e rajonit.

‘Ne kemi një fjalë të urtë që thotë: Uji fle por hasmi nuk fle. Duke marrrë parasysh këto pretendime të Rusisë që në Ballkan shfaqen përmes Beogradit zyrtar, mos harojmë dhe zhvillimet e përgjakshme para disa vitesh në parlamentin maqedonas ishte i implikuar një diplomat serb. Nukë është e fshëhtë se qarqet serbe influencojnë në qarqe të ndryshme. Jo më larg se dy tre ditë anëtari serb i aleancës serbe në Bosnjë Dodik pati një telegonatë me Lavrov. Po ti kthehemi zhvillimeve në Podgoricë nuk e dimë si do të përfundojë mandati i kryeministrit Dritan Avzoviç’, u shpreh analisti. /Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!