Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, ku disa persona, ndër ta, Xhelal dhe Përparim Rraja, vëllezër të deputetit Rrahman Rraja, me shkopinj e armë ndër duar, kanë sulmuar vellezërit Bilbil dhe Jashar Maja.
Ndaj tyre është goditur disa herë derisa njëri prej tyre Bilbil Maja humbi ndjenjat për shkak të dhunës fizike.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se ndaj dhunuesve, prokuroria e Fushë Krujës ka ngritur katër akuza, ku ajo më e rënda, është ajo e “Plagosjes së rëndë me dashje”, një akuzë që ka një dënim nga 3-10 heqje lirie.
Me shkopinj e armë ndër duar bashkë me persona të tjerë ata kanë sulmuar vellezërit Bilbil dhe Jashar Maja. Ndaj tyre është goditur disa herë derisa njëri prej tyre Bilbil Maja humbi ndjenjat për shkak të dhunës fizike.
“Në këtë fazë, duhet thënë se prokuroria e Fushë-Krujës ka bërë një referimn në prokurorinë e kryeqytetit, kjo sa i takon 4 akzuave të rënda. Akzua më e rëndë ndaj personave të përfshirë në dhunën e ushtruar një ditë më parë, është ajo e “Plagosjes së rëndë me dashje”, një akuzë që ka një dënim nga 3-10 heqje lirie. Akuza e dytë është ajo e ‘Armëmbajtjes pa leje”, akuzë që rewferuar Kodit Penal, ka një marzh dënimi, nga 3-7 vjet heqje lirie. Gjithashtu, dy akuzat e tjera, ajo e “Pengimit të zbulimit të së vërtetës” dhe “Moskallëzimit të krimit”, janë dy akuza për të cilat ka një marzh dënimi, nga gjobë deri në 3 vite heqje lirie.
Prokuroria e Tiranës pritet të sekeustrojë videon e bërë publike, ku do të bëhet i mundur edhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi edhe një rikualifikim të veprës penale, kjo nisur edhe nga fakti se dhuna është ushtruar në bashkëpunim nga disa persona”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al