Sa romantik, zbuloni çfarë thotë biznesmeni turk për Gentën

schedule08:38 - 22 Korrik, 2020

schedule 08:38 - 22 Korrik, 2020

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk Hysen Usta. Ata dalin shpesh publikisht, ku nuk kursejnë as shprehjen e ndjenjave hapur.

Madje kanë hapur edhe një Instagram të përbashkët, ku publikojnë herë pas here momente të ndryshme, ku nuk mungojnë as surprizat.

Këtë herë, Usta ka treguar se ka një natyrë vërtetë romantike. Ai ka postuar një foto të Gentës, krah së cilës ka shkruar: “Jeta me ty është më e bukur dhe më e ëmbël. Të dua dashuria ime!”

Kujtojmë që para disa ditësh ai realizoi një tatuazh në trup, dedikuar Gentës dhe kjo befasoi jo vetëm këngëtaren, por të gjithë fansat e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!