Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai poston vazhdimisht foto nga përditshmëria dhe thënie të ndryshme.
Mirëpo, këtë radhë si rrallëherë, Gregu ka ndarë disa “selfie” me Zahon, i cili duket se është rritur shumë.
Dy vëllezërit kanë pozuar me efektet e “Snapchat-it”, herë me mjekër dhe herë me syze.
“Duke mësuar pak nga pak snapchatin me Zahon”, ka shkruar Gregu përmbi një nga fotot komike. l.k/abcnews.al