Këngëtari shumë i dashur i shqiptarëve Ylli Baka, gjatë emisionit të sotëm “ABC e Pasdites” me Ermal Peçin deklaroi se ka marrë tre paga lufte.
Në kohën që dasmat dhe aktivitet muzikore kanë qenë të mbyllura, e këto të fundit janë ende me kufizim, Baka tha se më të dëmtuarit janë muzikantët, të cilët askush nuk i ka përmendur.
“Absolutisht unë kam marrë tre paga lufte. Muzikantët sot nuk i ka përmendur njeri, por dua të them se kanë një humbje shumë të madhe”.
Moderatori Ermal Peçi e pyet se për situatën e krijuar mbi pagesat dhe mbështetjen e tyre nga paketat e qeverisë.
Ai i shmanget pyetjes duke bërë humor me moderatorin Peçi.
“Ti e ke emrin Ermal dhe unë e kam zemrën mal”. /abcnews.al/