Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sa opsione për stolin e Lazios, Lotito: Tare e kishte mbyllur me Inzaghin

schedule18:39 - 28 Maj, 2021

schedule 18:39 - 28 Maj, 2021

Simone Inzaghi ishte afër rinovimit me Lazion, por Interi veproi shpejt pas largimit të Contes dhe bindi 45-vjeçarin italian të pranonte propozimin për t’u ulur në stolin e kampionëve të Italisë.

Presidenti i klubit bardhekaltër, Claudio Lotito flet për Il Messaggero rreth kësaj situate. “Ka pesë muaj që i kam ofruar Inzaghit rinovimin me rritje rroge. Ai mbylli gjithçka me Igli Taren të mërkurën, u arrit marrëveshja finale për rinovimin.

Simone më telefonoi dje dhe më kërkoi të takoheshim. E kuptova që diçka nuk shkonte. Trajneri i ri? Nuk duam të marrim një vendim të nxituar“, deklaroi kreu i Lazios. Alternativat për pasuesin e Inzaghit? Janë pesë.

Në garë për postin e trajnerit të Lazios ndodhen emra si Sinisa Mihajlovic, Dejan Stankovic, Walter Mazzarri, Maurizio Sarri dhe Lucien Favre, i cili drejtoi Dortmund deri në 13 dhjetorin e vitit të kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!