Sa na kushton vërtetë blerja e një celulari të ri

schedule08:47 - 6 Nëntor, 2021

schedule 08:47 - 6 Nëntor, 2021

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple e ka krahasuar çmimin prej 1000 dollarësh të një iPhone me konsumimin e një filxhan kafeje në ditë gjatë një viti. Por këshilltarët financiarë e shohin ndryshe. Sipas disa vlerësimeve, nëse do të investonim 1,000 dollarë sot,  vlera do të shkonte në rreth 17,000 dollarë në 30 vite, shkruan New York Times

Me fjalë të tjera, 700 deri në 1000 dollarë – diapazoni i çmimeve të smartfonëve modernë  është një blerje e madhe. Më pak se gjysma e të rriturve amerikanë kanë kursime të mjaftueshme për të mbuluar tre muaj shpenzime emergjente, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Megjithatë, një në pesë persona të anketuar nga uebsajti financiar WalletHub  thanë se ia vlente të merrnin borxh për një smartphone.

Kompanitë e teknologjisë argumentojnë me të drejtë se telefonat inteligjentë janë mjetet më të fuqishme për punë dhe argëtim,  kështuqë  ia vlen çdo qindarkë.  Për shembull, çmimi i  Samsung Galaxy është 200 dollarë por ju mund ta blini me këtë çmim celularin vetëm nëse e këmbeni  celularin  e vjetër  me një të ri. Çmimi i vërtetë është 800 dollarë, raporton abcnews.al

Pra, ia vlen të shikojmë ndryshimet e celularit në një këndvështrim tjetër për të peshuar ndikimin e tyre financiar. Kjo mund të na ndihmojë të marrim vendime më të mirë menduara. Por sipas Suze Orman, këshilltare financiare tha se shuma në dukje e vogël e parave që njerëzit shpenzojnë duke i shtuar dhe ndryshimet e reja të celularëve mund të jetë një rrugë drejt varfërisë, tha ajo.

“A keni nevojë për një celular të re çdo vit?” pyeti  Orman, e cila drejton podkastin “Gratë dhe paratë” . “Absolutisht jo. Është thjesht një humbje qesharake e parave.”

Apple dhe Samsung nuk iu përgjigjën  kërkesave për koment.

Pra, cila është kostoja e vërtetë e azhurnimit  të celularit?

Flipsy, një kompani që blen dhe shet telefona të përdorur, publikoi një analizë këtë vit duke argumentuar se ia vlen të blesh një iPhone të ri çdo vit .

-iPhone 12 kushtonte 799 dollarë vitin e kaluar. Tani vlen 460 dollarë. iPhone-ët më të rinj, si  iPhone 13, kushtojnë gjithashtu 799 dollarë. Pra, nëse e ndërroni iPhone 12 me iPhone 13 do tju kushtonte 339 dollarë. Me këtë ritëm, nëse blini një iPhone të ri çdo vit për katër vite, duke përfshirë 799 dollarët  që keni shpenzuar në fillim, totali neto do të ishte 1,816 dollarë, raporton abcnews.al

Nëse prisni tre vite për të blerë iPhone 15, vlera e shkëmbimit të iPhone 12 do të reduktohej në rreth 200 dollarë.  Ndërrojeni atë dhe kostoja e iPhone 13 do të ishte 599 dollarë. Shtoni 799 dollarë që keni shpenzuar në fillim dhe kostoja juaj neto gjatë katër viteve do të jetë 1,398 dollarë.

Në përmbledhje, blerja e një iPhone çdo vit për tre vite kushton 418 dollarë më shumë, ose afërsisht 12 dollarë në muaj, tha Flipsy. Në këtë mënyrë, kjo mund të tingëllojë si një ujdi për të blerë një celular të ri çdo vit në krahasim me një celular në disa vite. Nëse kurseni 12 dollarë në muaj në një llogari, si një Roth IRA që ka një normë mesatare vjetore prej 10 përqind, kjo shumë do të rritej në 25,161 dollarë gjatë 30 viteve, raporton abcnews.al

Orman e krahasoi dilemën e tregtisë me blerjen e makinave. Prodhuesit e makinave mund të argumentojnë se zvogëlimi i vlerës së tregtisë së makinës suaj do t’ju detyrojë të blini një makinë  të re. Për njerëzit që kanë shumë para dhe janë të vetëdijshëm për ndikimet e shpenzimeve të tyre, blerja e celularëve të rinj mund të jetë e parëndësishme.

“Financat  janë personale,” tha  Boneparth. Por ai pranoi se edhe hobi i tij për të blerë celularë nuk ishte më si në fillim pas celularët e rinj nuk po përmirësoheshin teknologjikisht çdo vit.

“iPhone 13 ka vetëm kamerën më të mirë”, tha ai. Orman paralajmëroi se për shumicën e njerëzve që nuk kishin aq shumë para në bankë, veçanërisht për ata me borxhe, efektet e ndryshimit të celularëve nuk janë aq pozitive.

Një celular që kushton 1,000 dollarë  dhe blihet me këste,  deri në momentin që mund të paguhet vlera mund ti rritet në 3,000 dollarë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!