Një një situatë ku Italia është e prekur nga koronavirusi dhe deri më tani 7 persona kanë humbur jetën, shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo në studion e “ABC News”, me Juli Xhokaxhi theksoi se qytetarët nuk duhet të frekuentojnë vendet publike.
Sa na është afruar koronavirusi?
“Që në momentin që shpërtheu në Kinë u morën masat e para. Pra ardhja në Itali ka sjellë rritje të masave të cilat janë marrë sipas standardeve edhe sipas OBSH.
Meqënëse është Italia e prekur, çfarë masash kemi marrë në total? Është një ekip i madh që merret. Në vendin fqinjë janë bërë izolime përkatëse. Kemi kaluar në plan masash më të reja.
Nëse nuk ke lëvizuar jashtë Shqipërie nuk është e mundur të jesh infektuar. Për personat që vijnë nga Italia ka masa të shtuara”, u shpreh Çomo.
Çfarë vlere kanë masat sepse një njeri mund ta ketë marrë virusin dhe i shfaq shenjat pas 14 ditësh?
Çomo: Duhet marrë një informacion i detajuar. Nuk është vetëm aeroporti dhe këtu masat mbarojnë, është emergjenca e Tiranës, shërbimi infektiv të përgatitur për këtë situatë.
Njerëzit që vijnë nga zonat e infektuara do duhet të hyjnë në karantinë?
Çomo: JO, ka një problem që të gjithë këta udhëtarë pa pasur një nuk mund ta fusësh në karantinë. Izolimi i personit që është kthyer, do të thot֝, jo izolim total, por shmagje të kontakteve. Nuk mund të mbyllësh mijëra njerëz, nuk mund të rrijë i mbyllur nëse nuk ka pasur kontakte me persona të prekura./abcnews.al