“Sa mirë që u rikthye Chiellini, më parë më duhej ta bëja unë liderin”

schedule10:19 - 12 Shkurt, 2021

schedule 10:19 - 12 Shkurt, 2021

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini janë një dyshe shumë e fortë. Të dy kanë luajtur e fituar shumë trofe te Juventusi, teksa bashkë kanë provuar të aktivizohen edhe në qendër të mbrojtjes së Italisë.

Kapiteni ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer në ditët e tij më të mira. Një gjë e tillë i shërben Juventusit, por edhe vetë Leonardo Bonuccit, i cili e pranon në prononcimin e dhënë për Sky Sport.

Giorgio po më ndihmon shumë. Arrijmë t’i ndajmë detyrat edhe gjatë ndeshjes. Pa Giorgion më duhej të bëja unë liderin, duke llogaritur të rinjtë dhe të huajt që kemi në ekip. Tani është ndryshe.

Ky sezon është i veçantë. Po luajmë çdo tre ditë dhe duhet të jemi të përqendruar gjatë 90 minutave. Lodhja fizike dhe mentale është e madhe“, thekson mbrojtësi i kampionëve të Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!