“Sa më shumë futesh aq më thellë del”, Kryemadhi: Kompanitë e lidhura me inceneratorët, 189 milionë dollarë evazion fiskal

schedule18:15 - 30 Qershor, 2022

schedule 18:15 - 30 Qershor, 2022

Kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuvend kur po diskutohej për aktin normativ për kompensimin e çmimeve ngriti pyetjen se kush do të jetë instrumenti që do të kontrollojë faturat.

Ajo u shpreh se është pozitiv fakti që qeveria do dëmshpërblejë kompanitë ndërtuese duke qenë se po përballen me rritjen e çmimjeve, por problemi qëndron te transparenca.

Kryemadhi: Në pamje të parë kur shikojmë aktin normativ që ka të bëjë me një rimbursim të një vlere deri 30 % për kompanitë e ndërtimit për veprat publike e shikon dhe mendon se jetojmë në Danimarkë në një shtet mjaft demokratik, në një ekonomi të barabartë në një konkurrencë. Sepse në kushtet sot kur çmimi i hekurit, çmimi i çimentos, i naftës janë rritur për shkak të luftës normalisht kjo pasojë do të ndjehet dhe tek veprat publike, siç janë shkollat, spitalet rrugët, urat e çdo gjë tjetër. Dhe nuk ka asnjë gjë të keqe në këtë këndvështrim sepse nëse toni hekurit kur janë lidhur kontratat për këto vepra ka qenë me 600 euro dhe tashmë është 1100-1200 nuk ka asgjë të keqe që qeveria të marrë përsipër një rimbursim në mënyrë që këto vepra të mbarohen sa më shpejt. Do të ishte mirë që kjo të bëhej dhe për sistemin arsimor duke pasur parasysh që me rritjen e çmimit të naftës nxënësit e kanë shumë të vështirë të shkolla. Do të ishte një gjë shumë e mirë për shëndetësinë, do të ishte një gjë shumë e mirë për pensionistët. Do të ishte shumë e mirë për firmat e ndërtimit që iu shesin apartamente shqiptarëve. Për fermerët, për bujqit për të gjitha bizneset e tjera. Që të bëhej një amendament, një akt normativ për të subvencionuar bizneset shqiptare.

Kryemadhi u shpreh se dyshimi fillon pikërisht në momentin kur ngrihet pyetja se kush do konrollojë faturat.  Kryemadhi publikoi shifrën, duke thënë se janë 189 mln euro përvetësim i paligjshëm i kompanive që kanë punuar për inceneratorët.

Kryemadhi: Por, dyshimi fillon në momentin që kush do të jetë instrumenti që do të kontrollojë faturat. Kush do ta kontrollojë që kompania x ata që ka marrë tenderat publikë me 99% të vlerës do të tregojë faturat e vërteta. Nga eksperienca ime nga investimi që kemi bërë me çështjen e inceneratorëve që e kam thënë gjithmonë që sa më shumë futesh aq më thellë del, po ju jap një shifër që sot e kam përfundimisht zyrtare. Skema e kompanive të krijuara për evazion fiskal dhe shumë shpejt do t’i drejtohet edhe SPAK-ut për tu bashkangjitur padive të tjera. Për përvetësim të paligjshëm të TVSH është 189 milionë dollarë, vetëm kompani që kanë punuar me inceneratorët. Pra, në këto kompani janë dhe 99.99 % të kompanive që do të përfitojnë sot nga ky akt normativ. Të dashur kolegë dhe gazetarë këto janë më fatura dhe me data. Këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer, oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr edhe beton. Ka tre grupe, është grupi i kompanive shqiptare të cilat nuk përballojnë dot tatimin mbi fitimin, dhe rrisin me fatura të fryra shpenzimet. Ka një grup tjetër që fitojnë koncesione me nga 40 milionë euro kilometrin, apo 300 milionë euro koncesione dhe përveçse bëjnë fatura të fryra grabisin paratë nga buxheti i shtetit dhe përveç kësaj shmangin dhe pagesën e TVSH, marrin dhe rimbursim të TVSH  janë dy kompani të tjera që janë të lidhura drejtëpërsëdrejti me inceneratorët. Përveç këtij fakti që shikoni këto kompani që do të jënë shumë shpejt të të gjithë mediat e tjera.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!