Mini çantat tashmë cilësohen si një ndër aksesorët më të rëndësishëm të modës. Ndoshta nuk janë më të mirat e mundshme përsa i përket kapacitetit dhe komoditetit, por sa të bukura janë ato? Pavarësisht se nuk vendosim dot brenda celularin, çelësat e shtëpisë apo qoftë dhe një buzëkuq, rezistenca ndaj hijeshisë së tyre është praktikisht e pamundur.
Ka nga ata që i përdorin ato vetëm në mbrëmje ose në raste më elegante (ceremoni, dasma apo të ngjashme).Me pak fjalë, mundësitë e përdorimit janë të ndryshme, thjesht duhet të dini si t’i kombinoni në mënyrën e duhur. Këto janë një ndër modelet që janë trend i këtij sezoni dhe padyshim çdo vajzë duhet ta ketë një të tillë!