David Luiz është një lojtar shumë karizmatik. Çdo skuadër ka nës përbërje lojtarë që mbajnë gjallë atmosferën e grupit me shakatë dhe dashurinë e tyre. Braziliani futet në këtë kategori. Verën e kaluar u largua nga Chelsea dhe u transferua tek Arsenal.
Fillimi ishte shumë i vështirë, qendërmbrojtësi kishte mall për njerëzit që la në “Stamford Bridge”. 32-vjeçari tregon për Metro mesazhet që merrte nga ish-shokët e skuadrës dhe me të veçantin mes tyre, atë prej një 75-vjeçari që e kishte njohur në një mëngjes Londre.
“Dua të jem i sinqertë, ditat dhe javët e para nuk kanë qenë të lehta, ndjeja çdo emicion të mundshëm. Të gjithë e dinë historinë time me Chelsea. Kam pasur një lidhje speciale me të gjithë. Më mungon çdo pjesëtar i atij klubi.
Të gjithë më shkruanin të njëjtën gjë në periudhën që sapo isha transferuar tek Arsenali: ‘Kthehu mbrapa, kthehu përsëri, jemi këtu për ty’. Një prej mesazheve ishte shumë i bukur. Më shkruante një 75-vjeçar, me të cilin kisha ngrënë mëngjes një ditë.
‘Jam ende duke pritur që ti të vish të hamë bashkë mëngjesin’. Ka qenë periudhë e vështirë, jam shumë i dhënë pas ndjenjave dhe afeksioneve. Janë gjëja më e rëndësishme në jetë. Më pas u përshtata, Arsenali është një klub i madh. Tani jam i lumtur”, deklaron David Luiz.