Sa lekë fitoj nëse ulet TVSH? Paralajmërimi i Zusit: Do të plasë! Deputeti: Kam një lajm të keq

schedule22:23 - 2 Nëntor, 2021

schedule 22:23 - 2 Nëntor, 2021

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi u shpreh mbrëmjen e sotme në “Log.” pro uljes së TVSH-së për produktet e shportës. Ai tha se nëse nuk merren masa, një ditë, që sipas tij do të jetë shumë e afërt, do të “shpërthejë”, pra do të rriten çmimet deri në 20%.

TVSH e produkteve bujqësore është një problem shumë i madh. Nëse ne nuk ndërhyjmë për të zgjidhur problemin e mos rritjes së çmimeve, sepse bizneset po i mbajnë me zor për shkak të konkurrencës, pasi tremben, por kanë reduktuar marzhin e fitimit dhe janë në kushtet e një tensioni shumë të lartë dhe në një moment do të plasë, do të shpërthejë, do të rrisin çmimet” tha ai.

Por cfarë do të ndodhë më pas? “Absolutisht çmimet do të rriten diku te 10-20%. Në këtë histori jemi të gjithë të humbur” tha ai.

Gazetari i emisionit “Log.” Adi Darsi përgatiti një panoramë të situatës së TVSH-së në rajon. TVSH-në më të lartë standard në rajon e ka Mali i Zi me 21% dhe me të ulët Bosnja me 17%.

TVSH-në e reduktuar më të ulët në rajon e ka Maqedonia 5% dhe më të lartën Serbia 10%. Shqipëria TVSH-në standarde e ka 20%, e reduktuara 6%.

I ftuar në studio për të diskutuar për ekonominë, buxhetin, pagat dhe pensionet ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu i cili kritikoi qeverinë.

Më lejoni të jap një lajm të keq për pensionistët. Ministrja tha para dy ditësh ne do të indeksojmë inflacionin, dhe do të japim 5 mijë lekë bonus për gjelin e detit. Indeksimi është qesharak, produktet që përdorin pensionistët kanë rritje mbi 20%” tha ai.

Ndalur te koncesionet e reja, Agalliu tha se “PD nuk ka qenë kurrë kundër koncesioneve, janë instrumente shumë të mira, ne denoncojmë mënyrën shumë abuzive. Nuk po e kundërshtojmë në thelb” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!