Sa lekë do të marrë fituesi i Festivalit “48 orëshi”

schedule23:09 - 22 Nëntor, 2019

schedule 23:09 - 22 Nëntor, 2019

I ndodhur në Tiranë për festivalin e tij “48 orëshi”, Robert Alia Dragori zbulon disa detaje rreth këtij festivali në 10 vjetorin e tij. Në studion e Mbrëmje në ABC News me Mirela Milorin Alia shprehet se ky festival vlerën e tij e ka te kreativiteti dhe meritokracia në ndarjen e çmimeve.

“Shorti që hedh në 29 nëntor konsiston në dhënien e një fragmenti, karakteri dhe ti ke idenë tënde që për 2 ditë t’i duhet të finalizosh. Ne u japim shansin të gjithëve për film, pastaj juria zgjedh filmin më të mirë. Ka çmime të mira, ne japim 3 milionë lekë. Thjesht se unë besoj te meritokracia dhe shpërblimi për rezultatin dhe dua ta coj këtë deri ën fund Qendra e kinematografisë që më ka ndihmuar me gjithë vëhstirësitë q ëka desha t’i bëj thirrje që kur flasim për kulturën duhen buxhete, për kulturën serioze dhe i bëj thirrje qeverisë”.

Për Robert Alian ky festival është një sfidë, pasi Shqipëria thotë ai nuk ka pasur asnjëherë politika me orientim drejt një progresi kulturor.

“Është një aventurë e vërtetë, është një sfidë, se të bësh një film për 48 orë teorikisht e vështirë, kurse praktikisht bëhet. Ky festival mbush 10 vjet. Është një betejë, është një sfidë. Dihet që Shqipëria nuk ka pas asnjëherë politika me orientim drejt një progresi kulturor, është një terren i vështirë armiqësor ku duhet të kesh kurajo elefanti për të vazhduar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!